Të rinjtë bindin Mançinin: T’i fitojmë të gjitha ndeshjet eliminatoret për Europianin 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 13:40

Të rinjtë bindin Mançinin: T’i fitojmë të gjitha ndeshjet eliminatoret për Europianin 2020

I kënaqur dhe i qeshur, pas një fitoreje të ardhur në frymën e fundit kundër SHBA-ve, në një miqësore të luajtur ne Genk të Belgjikës. Një sinjal pozitiv ky për trajnerin Roberto Mançini, i cili shprehet shumë i lumtur për atë që dhanë të rinjtë e shumtë që ai provoi: “Sensi, Grifo dhe Kin ishin vërtet fantastikë dhe jam i lumtur për ta. Sërish shumë raste të pashfrytëzuara?

roberto-mancini

Po, madje këtë herë isha i bindur se sfida do të përfundonte 0-0, por futbolli i tillë është dhe këtë herë na shpërbleu me sukses, që e meritonim. Jam i lumtur mbi të gjitha për lojtarët e mi, për të rinjtë e shumtë që provuam dhe për ata shumë tifozë italianë që kishin ardhur deri këtu të na ndiqnin.

Pashë një Itali të bukur, edhe pse shumë prej lojtarëve të mi luanin për herë të parë me njëri-tjetrin, por jam optimist për të ardhmen. Madje, ndërsa deri tani kemi bërë mjaft barazime dhe kemi humbur dy me kampionët e botës dhe të Europës, tani pres t’i fitojmë të gjitha ndeshjet eliminatore për Europianin 2020″.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"