“Të punojmë fort në aspektin psikologjik”, futbollisti i Laçit flet pas daljes në fushë: Do t’i kthehemi normalitetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 18:07

“Të punojmë fort në aspektin psikologjik”, futbollisti i Laçit flet pas daljes në fushë: Do t’i kthehemi normalitetit

Mbrojtësi  serb i Laçit Aleksandër Ignjatoviç beson se lojtarët duhet të punojnë më tepër në aspektin psikologjik për të fshirë nga kujtesa izolimin e shkaktuar nga pandemia e koronavitusit.
ignjatovic laci
Për “Supersport”, 32-vjeçari theksoi se ekipet do t’i rikthehen normalitetit me kalimin e javëve. Ai përsëriti se pjesëmarrja në kompeticionet europiane mbetet misioni kryesor i Laçit.

“Rikthimi në fushë – Për të gjithë ekipin dhe lojtarët ishte e vështirë të qëndroje për 2 muaj pa luajtur. Sidoqoftë, tashmë kemi 2 javë në dispozicion për t’u përgatitur sa më shumë të jetë e mundur. Të japim maksimumin dhe të jemi gati kur të fillojë kampionati. Po stërvitemi në mënyrë individuale dhe është komplet diçka tjetër kur stërvitesh në grup. Përgatitja individuale më shumë shërben që të mos pësosh dëmtime, por duhet të stërvitesh me skuadrën që të jesh gati për ndeshjet e forta. Sidoqoftë mendoj se do të arrimë të jemi gati kur gara të rifillojë.

Objektivat e Laçit – Në aspektin psikologjik besoj se të gjithë ne duhet të përpiqemi maksimalisht të punojmë me veten për të qenë të përgatitur sepse kjo pandemi për të gjithë krijoi një situatë të pakëndshme. Gjithsesi, hap pas hapi do t’i kthehemi normalitetit. Përsa i përket objektivave Europa është synimi jonë dhe do të bejmë të pamundurën për ta arritur atë”, u shpreh mbrojtësi i Laçit Aleksandër Ignjatoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"