Te PSG-ja nuk janë të lumtur me Tuhelin, drejtuesit marrin vendimin për të ardhmen e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 14:20

Te PSG-ja nuk janë të lumtur me Tuhelin, drejtuesit marrin vendimin për të ardhmen e trajnerit

Me shumë mundësi Tomas Tuhel, nuk do të jetë trajneri i PSG-së për sezonin tjetër. Drejtuesit nuk janë aspak të lumtur me rezultatet e trajnerit gjerman te kampionët e Francës dhe po mendojnë ndryshime në pankinë.

tomas tuhel

Sipas asaj që raporton “Telefoot”, drejtuesit e kanë vendosur dhe nuk do i rinovojnë Tuhelit kontratën, e cila skadon në fund të sezonit. Gjermanin mund ta shpëtonte vetëm një sukses në Ligën e Kampioneve, që te klubi parisien është objektiv prej kohësh.

Francezët po punojnë për zëvendësuesin e ish-trajnerit të Dortmundit dhe Masimiliano Alegri përflitet prej kohësh së mund të marrë drejtimin e skuadrës. PSG-ja nuk po kalon një moment të mirë, teksa ditën e djeshme u mposht në Ligën e Kampioneve nga Lajpcigu, ndonëse kishin shumë mungesa në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"