Te Pogradeci janë të bindur për rezultat pozitiv ndaj Apolonisë: T’ia lëmë gjithçka fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 12:25

Te Pogradeci janë të bindur për rezultat pozitiv ndaj Apolonisë: T’ia lëmë gjithçka fushës

Pogradeci ka sot shansin të korrigjojë gabimin e javës së fundit, kur u mund me përmbysje nga Besa. Pret Apoloninë dhe nëse e mund, shkëmben sërish vendet me të.
Pogradeci-Butrinti-para-ndeshjes
“Jemi përgatitur shumë për këtë takim, ku fitorja do na kthente në krye dhe do të bënte ta harronim atë që ndodhi javën e kaluar me Besën”, thekson për “Panorama Sport” mbrojtësi i Pogradecit, Miklovan Pere.
Abazaj222
Trajneri Ardjan Abazaj e quajti thjesht një ditë të keqe humbjen me kavajasit, që i kushtoi Pogradecit edhe humbjen e vendit të parë. Ai, ekipi dhe tifozët besojnë se pas ndeshjes së sotme me Apoloninë do të jenë sërish të parët. E konfirmon për gazetën Pere:

“Jemi përpjekur të eliminojmë të metat dhe them se jemi në formën e duhur për ta mposhtur Apoloninë. Nuk ka vend për mbivlerësim, ashtu siç nuk ka vend për eufori. Luajmë në fushën tonë dhe në këtë terren të mrekullueshëm Pogradeci jep më të mirën e tij, plus që kushtet klimaterike janë të favorshme. Është një nga ato ndeshje, ku janë në lojë të tria rezultatet, pa favoritë, por Pogradeci ka një objektiv të qartë dhe do ta kërkojë fitoren me të gjitha forcat. Ju siguroj se do jetë një ndeshje shumë e bukur, pasi edhe kundërshtari ka objektiva madhorë”.
Pogradeci

RIKTHIMET– Për Pogradecin kthehen në këtë ndeshje Berberi dhe Topllari dhe kjo është pozitive për trajnerin  Abazaj. Liqenorët kanë vuajtur gjatë pandemisë mungesën e ndeshjeve miqësore, megjithatë nuk ka justifikime për 5 ndeshjet e mbetura, duke nisur nga kjo me Apoloninë. Pogradeci pritet të jetë agresiv në sulm, ku do të luajë me forca të shumta.

“Do të jemi ekipi i zakonshëm sulmues. Golat nuk na kanë munguar, por duhet të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje për të mos i lënë hapësirë Apolonisë të na ndëshkojë. Tani le t’ia lëmë fushës gjithçka”, tha në fund Pere, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pogradecit.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"