Të pezulluar dhe ndryshime në formacion, ja si priten të rreshtohen Tirana dhe Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 11:01

Të pezulluar dhe ndryshime në formacion, ja si priten të rreshtohen Tirana dhe Apolonia

Edhe dje bardheblutë kanë punuar gjatë për të qenë gati për sfidën me Apoloninë. Trajneri Orges Shehi, veç dy të pezulluarve, ka në dispozicion gjithë grupin.

Tirana-Apolonia

Trajneri edhe dje ka provuar të njëjtin formacion. Nga minuta e parë kthehet në portë Bekaj, i cili nuk u aktivizua në sfidën me Laçin, pasi kishte probleme personale. Futbollisti u stërvit normalisht dje pas kthimit nga Kombëtarja ashtu si Hoxhallari. Me dy mungesa në mbrojtje, Vangjelin e Hoxhallarin, Shehi e ka të detyruar të aktivizojë treshen Behiratçe, Najdovski e Toshevski. Në mesfushë pesëshja është e saktësuar që më parë.

Nga krahët Ismajlgeci e Toli djathtas. Kale qëndron në stol, ndërsa në qendër dyshja ÇelhakaBatha. Në sulm, Halili, Torasa dhe Seferi. Orges Shehi mendon për këtë formacion që në dukje është më i miri që ka në dispozicion.

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"