“Të pësojmë gol e pastaj të kthejmë ndeshjen”, zv. trajneri Hima: Po tregojmë që mund të shohim edhe më lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 17:34

“Të pësojmë gol e pastaj të kthejmë ndeshjen”, zv. trajneri Hima: Po tregojmë që mund të shohim edhe më lart

Laçi arriti një fitore mjaft të rëndësishme përballë Partizanit në javën e 29-të të Superiores, duke u futur në garën për Europë. Pas sfidës, zv. trajneri i kurbinasve, Klevis Hima, u shpreh se janë shumë të kënaqur për këtë rezultat dhe tani janë më të qetë.

WhatsApp Image 2023-04-16 at 17.29.42

“E nisëm lojën jo aty ku duhet, ku e kishim përgatitur. Por gjithmonë mendojmë që të pësojmë gol e pastaj të luajmë e kthejmë ndeshjen. Luajtëm mirë, sidomos pas barazimit, në pjesën e dytë deri në momentin kur shënuam golin e tretë, pastaj ra disi loja. Ndoshta psikologjia, por në përgjithësi jemi shumë të kënaqur.

Me këto dy fitore, jemi më të qetë, kemi bërë shumë gabime sidomos në Laç. Por po tregojmë që mund të shohim edhe më lart”, u shpreh Hima për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"