Të përjashtuar për 2 sezone, KAS-i gati të shqyrtojë apelimin e Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 17:24

Të përjashtuar për 2 sezone, KAS-i gati të shqyrtojë apelimin e Mançester Sitit

Çështja e pezullimit të Mançester Sitit nga aktivitetet e futbollit europian do të shqyrtohe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) mes datave 8-10 qershor.
ef7010e05e3c82888594682c2771a97e
Media “AP” raporton së fundmi se trupa gjyqësore do të diskutojë çështjen e nxehtë për kampionët në fuqi të Anglisë. Për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, diskutimi i apelimit të drejtuesve të Mançester Sitit për përjashtimin nga kompeticionet europiane u shty.

Në 14 shkurt të këtij viti, UEFA vendosi ta përjashtonte Mançester Sitin nga aktivtetet futbollistike në kontinentin e vjetër për sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022. Qeveria e futbollit europian e gjobiti klubin e njohur anglez me 30 milionë euro duke pretenduar se kanë thyer Rregullat e Konkurencës së Drejtë Financiare (FFP).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"