Te Partizani vjen lojtari i Koresë së Veriut, problemi i madh është komunikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 9:52

Te Partizani vjen lojtari i Koresë së Veriut, problemi i madh është komunikimi

Një lojtar nga Koreja e Veriut për Partizanin. Nuk ka firmosur ende, por nëse ndodh, do të ishte sensacionale, për vetë faktin se vjen nga një prej vendeve më diktatoriale në botë. Quhet Hyon-Uk So dhe luan në të gjithë linjën e krahut të majtë. Pozicioni natyral i 26-vjeçarit është mbrojtës i majtë dhe dje është stërvitur për herë të parë me të kuqtë në Elbasan.

528849024-612x612

Prej dy vitesh luan në kampionatin boshnjak, fillimisht për Zrinjski Mostar, e së fundmi me Gosk Gabela. Një muaj më parë u transferua në Serbi te klubi FK Zemun, por pas vetëm pak ditësh stërvitje, u largua. “Panorama Sport” mëson se mes menaxherit të lojtarit dhe klubit të kuq është arritur një marrëveshje në parim, që fillimisht Hyon-Uk So të kryejë disa ditë stërvitje, e më pas nëse trajneri Skënder Gega jep OK-in, atëherë do të firmosë me Partizanin. Mbrojtësi i majtë është një lojtar me shumë
eksperiencë, pasi numëron edhe 28 ndeshje me fanellën e Koresë së Veriut.

part

PROBLEMI – Sipas asaj që raportojnë mediat boshnjake, problemi më i madh i lojtarit është gjuha. Në një vit e gjysmë qëndrimi, Hyon-Uk So hasi shumë vështirësi në komunikimin me pjesëtarët e ekipeve ku luajti. “Lojtari ka treguar cilësi të mira në kampionatin boshnjak, por si Zrinjski ashtu edhe Gosk Gabela, ku luajti si i huazuar në gjashtë muajt e fundit, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se futbollisti refuzon të mësojë gjuhën angleze dhe kjo krijoi një problem të madh në komunikimin me ekipin”, shkruajnë mediat boshnjake.

PAGESA – Një hall më vete do të jetë edhe pagesa e lojtarit nëse nënshkruan për të kuqtë. Sipas ligjeve të shtetit koreano-verior, çdo shtetas i këtij vendi që punon jashtë, 70 për qind të pagës duhet t’ia japë qeverisë. Për momentin në Europë, lojtari koreano-verior më i njohur është sulmuesi i Kaljarit, Hankuang-Song, i cili vlerësohet 30 milionë euro. Ai është kërkuar nga ekipe si Juventusi, Milani etj. Edhe mediat italiane kanë shkruar për çështjen e pagesës, pasi çdo rrogë dhe bonus që Song merrte, ishte i detyruar t’ia linte 70 për qind shtetit koreano-verior. Mendoni pak nëse lojtari do të fshehë të ardhurat…! Me siguri do të përfundonte në një nga minierat e Koresë së Veriut. Mbrojtësi i majtë është pjesë e Kombëtares që prej vitit 2014, duke qenë një lojtar i rëndësishëm që është grumbulluar rregullisht deri pak muaj më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"