Te Partizani nuk i besuan, Ferhan Hasani vendos rekord historik në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 17:48

Te Partizani nuk i besuan, Ferhan Hasani vendos rekord historik në Ligën e Konferencës

Mesfushori nga Tetova, Ferhan Hasani u transferua me bujë sezonin e shkuar te skuadra e Partizanit, por nuk arriti të linte gjurmë, pasi “Demat e Kuq”, që asokohe drejtoheshin nga Ilir Daja, nuk i besuan cilësive të 32-vjeçarit, i cili numëroi vetëm 12 paraqitje, pjesën më të madhe të tyre e nisi nga stoli.

Hasani Ferhan

Pas largimit të Partizani, Hasani, vendosi të rikthehej te Shkëndija e Tetovës, ku ka marrë sërish rolin e liderit, teksa i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Madje “Buba”, arriti të realizonte në sekondën e 27-të në duelin e turit të tretë të Ligës së Konferencës ndaj suedezëve të AIK, duke vendosur kështu rekord historik në këtë kompeticion. Ky është dhe goli më i shpejtë i shënuar në këtë turne, duke thyer rekordin e Fredi Drujif të Rapidit të Vjenës, i cili kishte shënuar në sekondën e 32-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"