Te Partizani “fërkojnë duart”, Ferhan Hasani bën paraqitje pozitive me Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 18:05

Te Partizani “fërkojnë duart”, Ferhan Hasani bën paraqitje pozitive me Maqedoninë e Veriut

Ferhan Hasani ishte një nga afrimet më të bujshme në Kategorinë Superiore në merkaton e janarit. 30-vjeçari iu bashkua Partizanit, teksa ende nuk ka arritur formën optimale, teksa është aktivizuar vetëm 9 minuta me “Demat e Kuq”.

Ferhan-Hasani

Ndërkohë lajme pozitive për sa i përket grumbullimit me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Mesfushori i Partizanit u aktivizua në minutën e 66-të në sfidën ndaj Lihtenshtejnit, ku maqedonasit triumfuan me rezultatin 5-0.

Hasani bëri një paraqitje pozitive, teksa pritet që të jetë një forcë e shtuar për të kuqtë, në pjesën e mbetur të sezonit, duke rritur cilësinë në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"