“Te Partizani duan vetëm lekët e Gazit. Mendjemëdhenj, e zgjodhët vetë katastrofën”. Djali i Lerdës: Ky është fundi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:15

“Te Partizani duan vetëm lekët e Gazit. Mendjemëdhenj, e zgjodhët vetë katastrofën”. Djali i Lerdës: Ky është fundi

Djali i ish-trajnerit të Partizanit, Franko Lerda, ka shpërthyer në kritika pas humbjes dëshpëruese 3-0 të “demave” kundër Besëlidhjes në kupë. 

lERDA

Matia Lerda akuzon nëpërmjet një statusi në facebook se në stafin e Partizanit ka njerëz që nuk emdnojnë për ekipin, por vetëm të përfitojnë paratë nga presidenti Gaz Demi. Më tej, ai thotë se ambjentin e kuq e ka përfshirë një ndjenjë euforie dhe vetkënaqësie, që po e dëmton tej mase skuadrën.

pARTIZANI 3-0

“Bravo, kritikuat atë që u mësonte se çfarë ishte futbolli. Në vend që të mësonit, kritikonit dhe vetëm kritikonit. Vazhdoni kështu sepse futbolli shqiptar po rritet. Mbajtët persona në staf që mendojnë vetëm për të mirën e tyre dhe për të marrë para nga Gazi. Ata flasin shumë, por nuk vlejnë asgjë.

Ky është fundi që keni zgjedhur. Bravo! Nuk e kuptuat se skuadra ishte ndër vendet e para sepse kishte një trajner që të tjerët nuk e kanë. E përzutë dhe ja ku erdhi katastrofa.  Kampionë, kampionë, kampionë… Çdo vit nis nga zero. Tirana dhe Kukësi janë skuadra shumë të forta dhe asgjë nuk është e garantuar. Mendjemadhësia ju solli në këtë pikë…”, shkuan Matia Lerda.

lERDA45

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"