Te Partizani bëjnë analizën e humbjes ndaj Teutës, fokusi i kritikave te… Kardozo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 12:27

Te Partizani bëjnë analizën e humbjes ndaj Teutës, fokusi i kritikave te… Kardozo

Ilir Daja, trajneri i Partizanit, dhe stafi teknik kanë analizuar me video humbjen ndaj Teutës. Gazeta mëson se fokusi më i madh ka qenë te Lukas Kardozo.

Partizani

Sipas stafit teknik, sulmuesi brazilian e vonon shumë lojën në aspektin ofensiv dhe aksionet humbasin rrezikshmërinë, duke u dhënë kohë kundërshtarëve të vendosen.

Si pasojë, braziliani pritet të ulet në stol në sfidën e dytë ndaj Skënderbeut, me Dajën që do të ketë një sulm thuajse të ndryshuar 100%. Vetëm Zhunior ruan vendin e titullarit, ndërsa nga krahët, priten Mala dhe Filipoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"