Të paprekshmit te Roma, Murinjo jep urdhër për Marash Kumbullën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2021 | 16:03

Të paprekshmit te Roma, Murinjo jep urdhër për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla është në planet e trajnerit të Romës, Hoze Murinjo. Kjo është bërë me dije nga një shkrim në prestigjiozen italiane “Gazzetta dello Sport’.

Marash Kumbulla

Kjo e fundit ka publikuar edhe boshtin e lojtarëve mbi të cilët do të ndërtohet projekti i Murinjos te Roma. Mes dhjetë lojtarëve të paprekshëm është edhe qendërmbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.

Krahas qendërmbrojtësit kuqezi, lista me 10 të paprekshmit vijohet me: Mancinin, Smolling, Karsdorp, Spinacola, Kristante, Veretu, Darboe, Pelegrini dhe Zaniolo. Pritet përfundimi i sezonit për ardhjen e Murinjos në kryeqytet nga ku edhe do të nisë bashkëpunimi i tij edhe me qendërmbrojtësin e Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"