“Të pangopur” me fitore, Varane tregon prapaskenat me madrilenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 18:19

“Të pangopur” me fitore, Varane tregon prapaskenat me madrilenët

Rafael Varane është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij tek Real Madrid. Francezi i cili luan aktualisht tek Mançester Junajtid ka kujtuar disa momente nga karriera e tij.

vARANE66

Telefonata e Zidan

“Po luaja me skuadrën e parë të Lensit, dhe ideja e parë ishte të luaja për Junajtid. Kishte shumë oferta për mua. Më pas mora një telefonatë nga Zidan dhe gjithçka ndryshoi”.

Mentaliteti tek Real Madrid

“Pasi fituam Çempionsin, tifozët nuk na përgëzuan. Ata të thonë thjesht bravo dhe fitoni tjetrën. Kjo ndodhi pasi fitova të parën dhe unë kam fituar katër Çempions. Mendoj se ndonjëherë duhet të relaksohesh dhe të shijosh suksesin.

Rafael Varane fitoi gjithçka me Real Madrid ku spikasin 4 trofe të Çempions Ligës. Mbrojtësi u transferua tek Mançester Junajtid gjatë merkatos së verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"