Të paktën dy mungesa ndaj Udinezes, Kjaer debuton në kampionat me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 9:45

Të paktën dy mungesa ndaj Udinezes, Kjaer debuton në kampionat me Milanin

Vigjilje verifikimesh ajo e djeshmja për Stefano Piolin. Megjithëse në konferencë, trajneri deklaroi se organika në dispozicionin e tij do të ishte e plotë për sfidën me Udinezen, janë të paktën dy mungesat që do të vihen re sot në formacion.

Milan 3-0

Duke krahasuar me daljen e fundit ndaj Kaljarit, Milani nuk do të ketë Kalabrian dhe Muzakion. Italiani ka kaluar një dëmtim në kavilje dhe nuk do të rrezikohet, teksa argjentinasi ka ende shqetësim në kofshë.

Në vend të tyre Konti dhe Kjaer, që do të provojë kështu debutimin në kampionat pas atij në Kupë. Në dyshim Donaruma e  Çalhanoglu, por nëse portieri do të jetë në fushë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për turkun.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"