“Të nxirat i ka nga se*si i ashpër”, Rajan Gigs mbrohet ndaj akuzave për dhunë të ish të dashurës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 12:10

“Të nxirat i ka nga se*si i ashpër”, Rajan Gigs mbrohet ndaj akuzave për dhunë të ish të dashurës

Gjyqi mes Keit Grevil dhe legjendës së Mançester Junajtid, Rajan Gigs, vazhdon të tërheqë opinionin publik në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për shkak të detajeve të reja që dalin në pah për jetën seksuale të ish-futbollistit që është përfshirë shpesh në skandale. Gigs akuzohet për dhunë të vazhdueshme ndaj ish të dashurës së tij, por ka hedhur poshtë gjithçka dhe të mbrohet duke pretenduar se në fakt e vërteta është komplet ndryshe.

asdasdasdsadasd

Grevil kishte deklaruar se në vitin 2017, Gigs e kishte hedhur lakuriq jashtë dhomës së hotelit në Dubai pas një zënke rreth historive me femra të tjera që kishte ish-futbollisti. Asokohe, ishte raportuar edhe për të nxira në krah, që Grevil pretendon se janë nga dhuna e ushtruar nga Gigs ndaj saj. Por avokatët e Gigs pretenduan se ato të nxira, kishin qenë vetëm pasojë e seksit të ashpër të çiftit.

“Kjo ishte një e nxirë e shkaktuar nga seksi i ashpër që ju të dyve ju pëlqente shumë” iu drejtua avokati i Gigs akuzueses. “E nxira nuk ishte nga seksi i ashpër”, u përgjigja ajo në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, avokatët e Gigs treguan se pak ditë pas këtij incidenti, Keit i kishte dërguar një foto të sajën një kolegeje. “Nxirja nga dielli po bëhet e plotë. E nxira nga seksi po shfaqet mirë gjithashtu!!!”, shkruante ajo përkrah fotos. “E vërteta është se herë pas herë pësoje të nxira nga seksi”, insistoi avokati. “Jo me sa më kujtohet”, ishte përgjigja e Grevil.

Në gjyq u shpjegua më pas se Gigs kishte blerë lodra seksi me kërkesën e vetë Keit. “Të dua, të ashpër”, shkruante Grevil në një mesazh që i drejtohej atij kur gjendej në një dyqan lodrash seksi, me Gigs që ishte përgjigjur “Ti do? Kam frikë mos të lëndoj”. Grevil kishte insistuar: “Dua që të lëndohem, jo në një mënyrë të çuditshme. Dua që të më surprizojë dhe të më tronditë”. “Është një vijë e hollë që i ndan”, shkruante Gigs. “Atëherë ne do të argëtohemi duke e gjetur atë vijë”, ishte përgjigja nga ish e dashura e tij asokohe.

sdfsdfsdffsff

Gjyqi vazhdon dhe pritet që të dalin në skenë detaje të reja nga jeta e çiftit, por edhe historitë e mëparshme të Gigs, i cili bëri bujë me lidhjen e tij të fshehtë disavjeçare me gruan e vëllait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"