“Të ndërgjegjshëm për vështirësitë që na presin”, Andoni: Apolonia do të lërë gjurmë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 21:57

“Të ndërgjegjshëm për vështirësitë që na presin”, Andoni: Apolonia do të lërë gjurmë në Superiore

Pas largimit të Hysenshahajt, portieri Endrit Çako dhe mesfushori Dejan Andoni mbeten dy futbollistët më me përvojë tek Apolonia, përkatësisht: 28 dhe 25 vjeç. Madje, po këta dy lojtarë janë të vetmit nga grupi aktual i skuadrës fierake që e kanë “shijuar” edhe Superioren, në sezonin 2014-2015, kur Apolonia ka marrë pjesë për herë të fundit.
106640710_102447958202256_6884960914592002955_n
ANDONI
Mesfushori është bërë pjesë e Apolonisë qysh në moshën 19 vjeç, kohë kur fierakët militonin në Superiore, edhe atëherë të drejtuar nga trajneri Mërgjyshi. Megjithatë, Dejan Andoni pati pak minuta në dispozicion në atë sezon, ndërsa në kampionatet e tjera në Kategorinë e Parë, loja e tij ka ardhur në rritje, gjersa u bë një lojtar i rëndësishëm për ekipin titullar të Apolonisë. Ai ka vuajtur edhe dëmtime, që e kanë lënë jashtë për disa muaj, por sa herë ka zbritur në fushë, ka bërë më të mirën, duke qenë pikë e fortë e suksesit të skuadrës. 25-vjeçari rikthehet të komentojë sezonin që u kurorëzua me ngjitjen e Apolonisë në Superiore, si dhe për edicionin që i pret fierakët në elitë.
apoloniaaaaiiiaia
“Arritja e Apolonisë ka qenë një meritë e gjithë skuadrës, pasi gjatë gjithë kampionatit kemi punuar në grup dhe të gjithë kanë pasur përkushtimin maksimal. Në pamje të parë mund të jetë krijuar përshtypja sikur objektivi për të dalë në Superiore na ngarkonte psikologjikisht, duke pasur parasysh moshën e re të ekipit tonë, por me kalimin e kohës ky objektiv na shërbeu si motiv, të rinjtë u mësuan me atë lloj presioni dhe nuk patën trysni, por u karikuan dhe luftuan më fort. Apolonia është një skuadër që e meriton të luajë në Superiore. Prezenca e kësaj skuadre në kampionatin elitar, modeli që prezanton Apolonia do të jetë një bonus pozitiv edhe për skuadra të tjera të Superiores. Ne shkojmë të ndërgjegjshëm për vështirësitë që na presin, por edhe me besimin se do të lëmë gjurmët tona pozitive të përfaqësimit, përtej një skuadre modeste dhe thjesht për mbijetesë”, thotë mesfushori i Apolonisë, Dejan Andoni.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"