“Të mos mendojmë se fituam titullin”, Muça: Do të na gëzonte po të humbiste Kukësi dhe Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 19:42

“Të mos mendojmë se fituam titullin”, Muça: Do të na gëzonte po të humbiste Kukësi dhe Partizani

Kapiteni i dytë i Tiranës Gentian Muça gjykon se janë lojtarët ata që mund ta bëjnë kampionatin të lehtë apo të vështirë.

bandicam 2020-03-08 19-30-01-178

Pas fitores me Laçin 1-0, e cila shkëput Tiranën me 9 pikë nga Kukësi i vendit të dytë (verilindorët luajnë nesër kundër Skënderbeut), Muça u shpreh se do të kënaqej nëse Skënderbeu dhe Vllaznia do të fitonin respektivisht kundër Kukësit dhe Partizanit.

Mbrojtja, faktor i rezultateve pozitive – Kemi punuar shumë jo vetëm aty. Po marrim frytet e punës. Po mbrohemi shumë mirë dhe si skuadër.

Të rezistuarit deri në fund – E kaluam atë momentin me Skënderbeu. Rëndësi ka të mos humbasin durimin.

Rezultatet positive në vazhdimësi – U bënë të gjitha kushtet bashkë. Pas humbjes me Kukësin 1-3, kaluam në zonën e play-out. Puna, fati, të gjitha komponentët u bënë bashkë.

Frika e vetme – S’duhet të mendojmë që morëm kampionatin. Po jetojmë në ëndërr, nuk ka eufori. Serioziteti vazhdon akoma më tepër. Kemi kënaqësi ta ndjekim të gjitë kampionatin.

Fitore e Vllaznisë dhe Skënderbeut- Do të na gëzonin dyja.

Kalendari i vështirë për Tiranën – Kalendari është disi të vështirë, por jemi ne që e bëjmë të lehtë ose të vështirë”, përfundoi Gentian Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"