“Të mos dynden në lokale mes virusit”, batuta e Hasan Likës për tifozët e Vllaznisë: Ja ku t’i ndjekin ndeshjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 20:48

“Të mos dynden në lokale mes virusit”, batuta e Hasan Likës për tifozët e Vllaznisë: Ja ku t’i ndjekin ndeshjet

Në Shkodër ka një dilemë për mungesën e tifozëve në këtë moment të artë të kuqebluve këtë sezon. Nëse Vllaznia do të kishte mbështetësit në stadium, kjo do të ndikonte për mirë apo mund të fuste skuadrën nën presion dhe do të humbte vendin e parë?

lika-hasan-vllaznia-770x465

Hasan Lika jep një përgjigje me batutë për shkodranët, teksa si trajner i drejtoi në dy periudha të ndryshme (2009 dhe 2018).

Tifozet Vllaznia

“Unë mendoj se do të ndikonte shumë për mirë te Vllaznia nëse tifozët shkodranë do të ishin në stadium. Është një qytet që e përjeton shumë futbollin dhe në këtë situatë, të paktën të ketë kënaqësinë të ndjekë ndeshjet nga TV në shtëpi, por jo të dynden në lokale mes virusit…”, është shprehur ish-trajneri i Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"