Milani mendon për legjendat e klubit, një ikonë kuqezi do të jetë në stafin e Piolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 21:34

Milani mendon për legjendat e klubit, një ikonë kuqezi do të jetë në stafin e Piolit

Pak javë më parë u përfol se do të ishte përgatitësi i portierëve për Milanin e të rinjve, por ditët e fundit duket se ka pasur ndryshime dhe Nelson Dida nuk do t’i bashkohet stafit të Federiko Xhuntit.

dida

Rikthimi për brazilianin do të jetë nga dera kryesore dhe ai do të jetë pjesë e asistentëve të Stefano Piolit në ekipin e parë. Praktikisht, pas tri javësh, Dida do të nisë të përçojë njohuritë e tij te vëllezërit Donaruma dhe Pepe Reina që është rikthyer në bazë pas huazimit 6-mujor tek Aston Vila.

Pas largimit të Begoviçit, nuk dihet nëse treshja e sipërpërmendur do të jetë ajo e sezonit të ri, pasi për Reinën do të hapen bisedime për transferimin e përhershëm tek Aston Vila, teksa edhe Antonio Donaruma mund të tentojë fatin gjetkë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"