“Te Milani isha si në familje, Saki më ka lënë përshtypje të keqe”, Van Basten: Ja provokimi që më bëri Ibra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 15:07

“Te Milani isha si në familje, Saki më ka lënë përshtypje të keqe”, Van Basten: Ja provokimi që më bëri Ibra

Marko Van Basten ka dhënë një intervistë së fundmi, ku është shprehur se periudha te Milani, e ka bërë atë të ndihet si në një familje, teka ka treguar edhe një provokim nga Ibra.Van Basten Milan

Gjithashtu holandezi shprehet se nuk ka pasur kurrë një përshtypje për trajnerin legjendar të Milanit, Arrigo Saki.

“Nuk kam pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me Sakin, në aspektin personal. Të jem i sinqertë asnjëherë nuk më la një përshtypje të mirë. Kur ai nuk ishte i kënaqur me mënyrë se si ne stërviteshim, ai të nxirrte jashtë, nëse ishe i ri ose i dobët.

Unë u ktheva te Ajaksi si trajner dhe një djalë i ri më provokoi. ‘Ju jeni Van Basten, merrni topin dhe më tregoni çfarë dini të bëni’, më tha ai. Por, unë nuk mund të lëvizja më kyçin e këmbës. Kush ishte ai? E njohin të gjithë, emrin e ka Zlatan dhe mbiermin Ibrahimoviç.Galiani dhe Van Basten

Koha te Milani? Te kuqezinjtë u ndjeva sikur isha pjesë e familjes. Së bashku jetuam një jetë. Aty u rrita si lojtar dhe si njeri. Për fat të keq të gjithë e dinë fundin tim. Unë isha i bindur se do të qëndroja shumë gjatë aty, iu kisha thënë shokëve të klasës se do të tërhiqesha në moshën 38-vjeçare.”, u shpreh Van Basten.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"