Te Milani i kanë planet e qarta, dy lojtarët do të largohen në merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 17:18

Te Milani i kanë planet e qarta, dy lojtarët do të largohen në merkaton e janarit

Milani pritet të ketë shumë ndërhyrje në merkaton e ardhshme, kjo edhe për shkak të formës së keqe të kuqezinjve.MILAN

Drejtuesit e “Djallit” nuk mendojnë vetëm për afrimet në ekip, por mendojnë edhe për largimet në kampin kuqezi. Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, kuqezinjtë i kanë planet e qarta, dhe është i sigurt largimi i dy lojtarëve.

Bëhet fjalë për Frenk Kesi dhe Fabio Borini, të cilët nuk janë në planet e trajnerit Pioli. Ndryshe nga dy trajnerët e mëparshëm, ku të dy lojtarët ishin pjesë e planit, me trajnerin e ri lojtarët nuk kanë marrëdhënie të mira, dhe një largim i tyre në janar është i pashmangshëm.

Frank Kessie #79 of AC Milan celebrates with Fabio Borini #11 of AC Milan after scoring the goal during the serie A match between AC Milan and Parma Calcio 1913 at Stadio Giuseppe Meazza on December 02, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Giuseppe Cottini/NurPhoto via Getty Images)

Drejtuesit e Milanit dëshirojnë që nga shitja e këtyre dy lojtarëve të përfitojnë të paktën 30 milionë euro, në mënyrë që të kenë mundësi të investojnë edhe në afrimin e lojtarëve të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"