Të mëdhenjtë e Europës hedhin sytë tek Enis Bardhi, Levante përshpejton rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2017 | 15:52

Të mëdhenjtë e Europës hedhin sytë tek Enis Bardhi, Levante përshpejton rinovimin

Paraqitjet e Enis Bardhit në La Liga me fanellën e Levantes kanë rënë tashmë në sytë e të gjithëve. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia ka shënuar 3 gola me goditje dënimi në 5 ndeshjet e para në kampionatin spanjoll duke tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mëdha të Europës të cilat tashmë po e mbajnë nën vëzhgim.

bardhi

Duke parë këtë situatë, klubi i Levantes ka menduar për të blinduar talentin që mban mbi shpinë numrin 10, duke përdorur opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për dy vite të tjerë, çka e shtyn skadimin e saj deri në vitin 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"