“Të mbrosh titullin është më e vështirë”, Rama: Thyem tabunë e stadiumit, fituam në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 18:54

“Të mbrosh titullin është më e vështirë”, Rama: Thyem tabunë e stadiumit, fituam në shtëpi

Olsi Rama nuk e fshehu gëzimin e tij pas fitores së titullit kampion. Në një prononcim pas ndeshjes, Rama u shpreh se ka pasur frikën e stadiumit të ri, por ndihet mirë që e kanë thyer këtë tabu.

bandicam 2023-05-29 18-50-16-624

Ishte e bukur dhe e veçantë kur shoh lojtarë që kanë triumfuar. Ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i bukur. Kemi besuar gjithmmonë dhe ju them çunave të bë besojnë në kualitet dhe të japin maksimumin tonë. Jam falënderues për tifozët dhe presidentin sepse më në fund Partizani është në shtëpinë e vet.

Europa? Plani është të festojmë titullin. Kjo loja e nervave na ka bërë të pushojmë por dihet që ka shumë punë. Të fitosh është bukur, por ta mbrosh është edhe më e vështirë.

Titulli i para 3 viteve ishte i pari pas shumë viteve. Kemi edhe shumë për të treguar. Isha shumë skeptik sepse stadiumet që kanë ndërtuar stadiume kanë pasur probleme por ne e thyem atë gjë dhe dolëm kampion.  Dy tituj në 5 vite nuk janë pak por të mos harrojmë që është Partizani, një emër i madh dhe duhet të rikthejmë shijen e suksesit në ngjyrën e kuqe.

Kolela? Ne gjithmonë kur një ekip bën zgjedhje, shpreson për më të mirën dhe kjo na doli më e mira”, tha Rama për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"