Të martën ose të mërkurën firmoset marrëveshja, Kavani kthehet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:47

Të martën ose të mërkurën firmoset marrëveshja, Kavani kthehet në Itali

Edinson Kavani po afrohet gjithmonë e më shumë me Romën.
epalivefour767775
Sipas mediave të huaja, menaxherët e tij do të takohen me drejtuesit e klubit verdhekuq ditën e martë ose të mërkurë për të firmosur marrëveshjen e transferimit të ish-sulmuesit të PSG-së në kryeqytetin italian.

Kavani u përfol se do të transferohej te Atletiko Madridi, Interi apo dhe Njukasëlli, por duket se Roma ka arritur ta bindë 33-vjeçarin të luajë për ta.

Nënshkrimi me Mauro Ikardin i mbylli përfundimisht derën Kavanit te PSG-ja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"