“Të marrtë dreqi, të marrtë”, Memelli acarohet. Ja pikantet në Teuta-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 12:51

“Të marrtë dreqi, të marrtë”, Memelli acarohet. Ja pikantet në Teuta-Skënderbeu

“Panorama Sport” ju përcjell më poshtë të veçantat nga ndeshja e luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Skënderbeut.

TEUTA SKENDERBEU

– Edi Martini dhe Migen Memelli u takuan pak para se të niste takimi. Përqafim dhe ndarje mes miqsh.

– Në tribunën “VIP” mungoi presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, por ishin bashkëpresidentët e Teutës, Edmond Hasbelliu dhe Ardian Bardhi.

– E papritur për Teutën, Rustem Hoxha dëmtohet para fillimit të ndeshjes, në nxehmje, dhe ka ndjekur skuadrën e tij nga tribuna.

– Lëvizje në formacionin durrsak, Aleksi luan qendërmbrojtës dhe Asion Daja zë vendin e tij në mesfushë. Lëvizje që dolën me sukses.

– Ka qenë një ndeshje disi e ngarkuar për vendësit. Kapiteni Renato Arapi ishte ai që udhëhiqte skuadrën në fushë dhe në një moment karikon ekipin: “O çuna, hajde shtrëngohuni aty”.

– Në minutat e para mesfushori Daja motivon shokët e skuadrës: “Të mos e ulim presionin çuna”.

– Tereziu humbet një top në fundore dhe Memelli i acaruar nga pankina e thërret: “Të marrtë dreqi, të marrtë”.

– Stivi Frashëri, Renato Arapi, Emiljano,Vila, Djevi Bregu, Asion Daja, Blerim Krasniqi luanin përballë së shkuarës.

– Migen Memelli rikthehet në Durrës si kundërshtar pas afro 21 vitesh këtë herë si trajner. Kujtojmë që Pogradecari ka qenë pjesë e Teutës në sezonin 2001-2002.

– Shumë aktiv ka qenë në këtë takim edhe drejtori Sulejman Starova që me thirrjet e tij motivonte apo korrigjonte lojtarët e Teutës në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"