“Të marrtë dreqi”/ Kur mallkohet edhe për… “offside”, Josa dhe Memelli “tërbohen” në shumë raste. Ja pikantet e sfidës Kukësi-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 22:25

“Të marrtë dreqi”/ Kur mallkohet edhe për… “offside”, Josa dhe Memelli “tërbohen” në shumë raste. Ja pikantet e sfidës Kukësi-Skënderbeu

– Është ekipi i Kukësit që del i pari në fushë dhe ndërkohë që skuadra po bëhej gati për foton zyrtare, kuptojnë se mungon njëri prej tyre. Bëhet fjalë për Taipin, i cili pritet deri sa të vijë dhe më pas bëjnë edhe foton.

mARA

– Skuadrat ishin gati për të nisur lojën pa vajtur ende ora 16:00 dhe kur po bëheshin gati për të shkelmuar topin, arbitri bën me shenjë që të vazhdojnë pak nxehjen sepse nuk mund ta nisë lojën para kohe.

– Para dy ditësh, mbrojtësi i Kukësit, Bruno Lulaj, festoi 26- vjetorin e tij dhe ky detaj nuk u harrua nga një tifoz kuksian, i cili e uroi nga shkallët e stadiumit: “Bruno, edhe 100”, me futbollistin që i shprehu falënderimin me dorë.

– Migen Memelli tërbohet me asistentin Burgu, për pozicionet jashtë loje që jepte në dëm të skuadrës korçare: “10 minuta lojë, katër pozicione jashtë loje, të marrtë dreqi të marrtë”, ia behu Memelli.

– Në fundin e pjesës së parë nuk u akordua asnjë minutë shtesë dhe arbitri mbylli menjëherë ndeshjen, me lojtarët që po ankoheshin, sepse në kronometrin e stadiumit duheshin edhe pak sekonda që të mbyllej. Por, gjyqtari i tregon orën e tij, duke i konfirmuar se kjo është e sakta dhe loja ka mbaruar.

– Në një ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit, kryesori jep faull, ndërkohë që në kampin korçar tërbohen se pse nuk la avantazhin, pasi ishte një aksion premtues. “Pse nuk e le avantazh mo, po shkonte drejt portës lojtari tjetër”, ia behën nga pankina korçare.

– Josa dhe Memelli “tërbohen” në shumë raste me lojtarët e tyre, të cilët bëjnë shumë gabime dhe nuk zbatojnë detyrat që u kanë dhënë trajnerët.

– Pas një përplasjeje të dy lojtarëve në fushë, arbitri jep faull për Skënderbeun. Në këtë moment ia beh një kuksian nga tribuna: “O arbitër, nuk jepet faull për atë që bërtet më shumë mo”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"