Te Mançester Siti nuk shkëlqen vetëm Guardiola, tre ekipe angleze konkurrojnë për ndihmësin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2017 | 15:22

Te Mançester Siti nuk shkëlqen vetëm Guardiola, tre ekipe angleze konkurrojnë për ndihmësin e tij

Edhe pse ai është vetëm një zëvendës trajner te Mançester Siti, disa klube prestigjioze në Angli shohin te ai një trajner të ardhshëm  të suksesshëm. Behët fjalë për Mikel Artetën, i cili u bë ndihmës i Guardiolës kur ai mori drejtimin e “qytetarëve” në vitin 2016.

c85623350a125bf4e09a87f167c1998657ba83fa

Janë tre klube që janë në garë për ta marrë në stafin e tyre spanjollin, i cili mesa duket ka mësuar sa duhet nga kjo përudhë e shkurtër në krah të Guardiolës. Dy nga ekipet e interesuar janë edhe ekipe në të cilat ai ka luajtur si lojtar më parë, Arsenali dhe Evertoni.

arteta

Evertoni dukej si një destinacion më i përshtatshëm për Artetën, sepse disa pjesëtarë të bordit drejtues e shihnin atë si trajner të parë të ekipit, por në fund u vendos për një trajner me më shumë eksperiencë si Allerdais.

arteta

Ndërsa Arsenali dhe Totenhemi kishin një projekt më afatgjatë për të, pasi ata e dëshironin fillimisht si ndihmës spanjollin, dhe më pas nëse Venger ose Poketino do largoheshin, ai do merrte drejtimin e ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"