“Të lutem mos më përdor për të vendosur birilat, dua të bëj trajnerin”, De Kanio: Ju tregoj se si e nisi Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 23:21

“Të lutem mos më përdor për të vendosur birilat, dua të bëj trajnerin”, De Kanio: Ju tregoj se si e nisi Konte

“Konte? Erdhi tek unë me përulësi dhe në takimin e parë me mua më tha: ‘Xhixhi. Të lutem. Mos më përdor për të vendosur birilat. Dua të bëj trajnerin’. 

Di Kanio Konte

Unë iu përgjigja: ‘Antonio, mos u shqetëso: unë kam nevojë për trajnerë, jo kukulla. Qëndro i qetë”. I intervistuar nga mediat italiane, Luixhi De Kanio, ish-trajner në atë kohë i Sienës, ka zbuluar një anekdotë që i përket intervistës së parë të Antonio Kontes, në atë kohë zëvendës pikërisht i De Kanios.

“Kishte një entuziazëm të jashtëzakonshëm”, ka vijuar ish-trajneri. “Më pas më tha: ‘Shoh që ti në stol qëndron i qetë, unë nuk mundem. Më lejon të bërtas’. Unë iu përgjigja: ‘Unë vetëm vrojtoj, ti vazhdo”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"