“Të luftojmë koronavirusin si Milani i Sakit”, ish-trajneri legjendar italian “ngre në qiell” Ramën: Bëri gjest fisnik për Italinë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 23:30


“Të luftojmë koronavirusin si Milani i Sakit”, ish-trajneri legjendar italian “ngre në qiell” Ramën: Bëri gjest fisnik për Italinë!

Ish-trajneri i Milanit Arigo Saki falenderoi përzemërsisht kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për të ndihmuar kolegët italianë në përballimin e koronavirusit.

auto_im_arrigo_sacchi-1200x800-5f0948590d79_1920x10801576307994-1

Në një prononcim për “ANSAN”, Saki e falenderoi Ramën, për këtë “gjest fisnik”.

“Kryeministri Rama ka bërë një gjest fisnik duke treguar karakter, nuk është veti që e ka çdokush. Kjo situatë është më mirë të parandalohet. E kam thënë gjithmonë për futbollin, por edhe në tërësi: më mirë të kesh strategji sesa të bësh taktika. Me pak fjalë, kërkimet mjekësore dhe arsimimi, dua të them përgatitja, janë elementë thelbësorë që i ndihmojnë njerëzit të rriten. Në një kohë kur civilizimi po bëhet individualist, egosit, a mund të krijojmë lehtë një skuadër?”,u shpreh ish-trajneri i Milanit të famshëm të viteve ’90-ë.

Në një intervistë për “TG 24”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri thirrje që Europa të luftojë koronavirusin, njësoj si Milani i Sakit në vitet ’80-’90, që korri suksese të mëdha në kontinent me dy Liga të Kampioneve të fituara.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com