Te Luftëtari kanë dyshime për Xhekson, “shpiku” një dëmtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 11:43

Te Luftëtari kanë dyshime për Xhekson, “shpiku” një dëmtim

Ndodh edhe kështu. Mbrojtësi brazilian, Xhekson Ferreira, nisi të bënte nxehmjen me skuadrën para ndeshjes së djeshme, por më pas u ankua për një problem në kavilje te stafi mjekësor.

xhekson luftetari

Në ato momente trajneri Gentian Mezani nuk kishte çfarë të bënte dhe i detyruar ndryshoi menjëherë formacionin, duke aktivizuar Donald Rapon në mesfushë dhe spostuar në rolin e Xheksonit lojtarin polivalent, Oltion Rapa. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se në klub kanë dyshime të forta që Xhekson nuk ka dashur të luajë. Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia që pas konfirmimit nga stafi mjekësor nëse është i dëmtuar ose jo, të merren masa konkrete për lojtarin brazilian. Kujtojmë që në ndeshjen ndaj Laçit të dielën, Xhekson kishte një pjesë të fajit te goli i Shtubinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"