Te Lacio nuk ka “gjyq” për Strakoshën, portieri planifikohet përsëri titullar në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 0:06

Te Lacio nuk ka “gjyq” për Strakoshën, portieri planifikohet përsëri titullar në Europë

Gabimi i Thomas Strakoshës që i kushtoi ndeshjen Lacios përballë Gallatasarajit në Ligën e Europës ka qenë tema e diskutimit për tifozët e kësaj skuadre dhe specialistët pranë këtij klubi. Por për vetë klubin bardhekaltër, ajo që ka ndodhur ishte një episod  i veçantë që nuk zbehte cilësitë e portierit.

strakosha

Sipas “Radiosei”, është mësuar se Pepe Reina do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Kaljarit në kampionat, por për Strakoshën do të vijë shpejt mundësia të tregojë veten se sa vlen. Ndeshjet europiane do të jenë ato ku klubi shpreson që Strakosha të fitojë besimin e humbur dhe të rivalizojë siç duhet me Reinan për fanellën e titullarit në Serinë A.

Kështu, që më 30 shtator, ai pritet të zbresë në fushë për ndeshjen ndaj Lokomotiv Moskës, ku Lacios nuk i lejohen më gabime nëse shpreson që të ecë sa më shumë në Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"