“Te Lacio më thonë se ngjaj me Kastijehon”, talenti Dean Liço: Strakoshën e kam takuar vetëm 1 herë, ja si firmosa me të kaltrit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:47

“Te Lacio më thonë se ngjaj me Kastijehon”, talenti Dean Liço: Strakoshën e kam takuar vetëm 1 herë, ja si firmosa me të kaltrit…

Futbollisti korçar Dean Liço është pjesë e akademisë së Lacios, prej afro 1 sezoni. Mesfushori momentalisht ndodhet në Durrës dhe stërvitet me Skënderbeun për shkak të Pandemisë. Në një lidhje për emisionin “Fan Zone”, LiĻo u shpreh:

Dean Lico

Stërvitja dhe transferimi me Lacion – Është një moment disi më i mirë për të gjithë. Kjo periudhë ka qenë e vështirë. Të gjithë lojtarët janë më të lumtur. Për momentin jam te Tropikali. Komunikoj me lojtarët, është një gjendje shumë e mirë, shpresoj të nisë kampionati. Drejtori i Lacios, Tare, më ofroi një provë tek ekipi i Lacios dhe arrita ta fitojë, duke u bërë pjesë e Lacios. Mami e ndjek shumë futbolli. Por babi është profesionist dhe ka vite që merret me futbollin. Kam vetëm dokument, nuk kam arritur të marr pasaportë greke ende. Me pasaportën shqiptare është e vështirë të jesh pjesë e disa Ligave.

Shpërthimi – Shpresoj që këtë vit të rinovoj kontratën dhe të më jepet mundësia që të luaj sa më shpejt. Do jap maksimumin dhe iu premtoj që do të bëj një kampionat shumë të mirë këtë vit. Nuk kam një tip tamam të lojtarit tim, më pëlqejnë disa. I pari është Mesi që mendoj se është lojtari më i mirë në botë. Më ka pëlqyer Iniesta. Ma kanë thënë të gjithë që ngjaj me Kastijehon. Kur kam qenë pjesë e ekipit të parë të Lacios, futbollistët lacialë, Korrea, Patrik dhe Luis Alberto më kanë thënë që ngjaj me Kastijehon.

Stërvitja me Skënderbeun – Urdhrat nga babi i kam marrë gjithë jetën time. E kam pasur trajner edhe me 17-vjeçarët e Skënderbeut. Në fushë nuk ka baba, edhe unë jam si lojtarët e tjerë. Më kritikon më shumë se lojtarët e tjerë. Akoma jam në pritje për rikthimin. Menaxherët janë duke folur për rinovimin e kontratës. Shpresoj që të më japin një lajm të mirë sa më shpejt.

Raportet me Strakoshën – Jam takuar vetëm 1 herë në dhomat e stërvitjes. Më ka përshëndetur dhe e kam përshëndetur. Asgjë më tepër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"