Te Laçi shfaqet Van Dejv, tre gola në miqësore për të kërkuar një fanellë titullari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 22:19

Te Laçi shfaqet Van Dejv, tre gola në miqësore për të kërkuar një fanellë titullari

Skuadra e Laçit ka qenë mes atyre të cilat ditën e sotme kanë zhvilluar ndeshje miqësore për të parë gjendjen e skuadrës pas pushimit të gjatë të festave të fundvitit, ndërsa përgatitet rifillimi i aktiviteteve në fundjavën e ardhshme.

van harmon

Kurbinasit kanë luajtur sot në Kamëz ndaj Vorës një ndeshje miqësore ku Josa ka parë elementët e tij në veprim si dhe ka filluar të ingranojë afrimet e reja në ekip. Por në këtë ndeshje kishte një protagonist i cili në fakt i ka munguar kurbinasve në muajt e fundit.

Van Dejv Harmon shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes të tre golat e fitores 3-0, në minutat 58’, 67’ dhe 79’, për të hedhur një kandidaturë të qartë se është edhe ai gati për një fanellë titullari apo për të patur më shumë minuta në dispozicion në pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi mungoi në pjesën e parë të edicionit për kurbinasit teksa kërkonte të largohej, por tashmë duket se synon të bëhet përsëri protagonist me ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"