Te Laçi janë të karikuar, Cungu paralajmëron lojtarët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 10:34

Te Laçi janë të karikuar, Cungu paralajmëron lojtarët e tij

Laçit i duhen sot patjetër tri pikë për të qenë në luftë deri në fund sa i përket zonës europiane. Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ua ka bërë edhe më të vështirë gjërat kurbinasve, që tashmë duhet të luftojnë fort në kampionat për të kapur një pozicion që do të siguronte pjesëmarrjen në Europë.cungu-lacii

Pas fitores në Vlorë, situata te bardhezinjtë është në më të mirën e mundshme. Mirëpo, trajneri Armando Cungu ka paralajmëruar lojtarët se duhet të kenë kujdes nga një skuadër si Luftëtari, që shpesh ka bërë surpriza ndaj ekipeve që pozicionohen në vendet e sipërme të tabelës.

Cungu ka një grup të plotë në këtë takim, me përjashtim të mbrojtësit të majtë, Rudolf Turkaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Flamurtarit. Rikthehet i gatshëm mbrojtësi i djathtë, Abdurrahman Fangaj, i cili mungoi në Vlorë për shkak të një gjendjeje gripale. Ka kaluar dëmtimin plotësisht edhe braziliani Teko, i cili ishte gati edhe ndaj Flamurtarit. Në këto kushte, Cungu ka luksin e përzgjedhjes. Në ndryshim nga sfida e fundit me Flamurtarin, pritet që Deliu të spostohet në mesfushë, ndërsa Rapo të luajë si mbrojtës i majtë.rrapo

Rapo – Luajti katër vite e gjysmë në Gjirokastër, duke arritur suksese me Luftëtarin në Superiore, por sot do të rikthehet si kundërshtar në qytetin ku u afirmua si lojtar në elitën e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin Donald Rapo, i cili deri në dhjetor mbante shiritin e kapitenit të Luftëtarit, ndërsa në janar u transferua te Laçi mes polemikave. Rapo është një lojtar polivalent që Cungu e përdor në disa pozicione, ashtu siç ka ndodhur edhe te Luftëtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"