“Të kuqtë” kanë nevojë për mbështetje, Partizani kthen tifozët për Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 14:50

“Të kuqtë” kanë nevojë për mbështetje, Partizani kthen tifozët për Laçin

Partizani po kalon një moment shumë të mirë në kampionat, ndërsa pas ndeshjeve të djeshme është kthyer në krye të klasifikimit, dy pikë më shumë se Skënderbeu. Të kuqtë kanë bërë një paraqitje të mirë dhe ia dolën të merrnin 3-pikëshin e parë.

partizani tifozet

Edhe në këtë takim, skuadra pati mbështetje maksimale nga tifozët, të cilët nuk reshtën së mbështeturi ekipin e zemrës për asnjë moment. Partizani u dënua me dy ndeshje pa tifozë për shkak të parullës raciste të shpalosur nga mbështetësit e kuq në sfidën ndaj Skënderbeut. Një ndeshje është ezauruar tashmë, ajo ndaj Kamzës ku të kuqtë fituan 1-0. Të dielën, Partizani do të kthehet të luajë në shtëpi një sfidë shumë të vështirë me Laçin që po ashtu po kalon një moment të mirë.

ultras_guerrils_ne_derbi-770x470

Drejtuesit do të kërkojnë që mbështetja për ekipin të jetë maksimale në një sfidë të rëndësishme si ajo e Laçit dhe në këtë mënyrë kanë derdhur detyrimin financiar në arkën e FSHF-së. Kampionati ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe Partizani kërkon të ketë mbështetjen maksimale nga tifozët në çdo sfidë. Të kuqtë synojnë që këtë sezon të rikthehen te titulli kampion që mungon prej 24 vitesh. Duke parë ecurinë e deritanishme, në klub ka shumë besim se do arrijnë të fitojnë trofeun më të rëndësishëm në Shqipëri.

part

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"