Të kuqtë duan Malotën, Starova nis bisedimet me mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 9:19

Të kuqtë duan Malotën, Starova nis bisedimet me mbrojtësin

Merkato ka hyrë në një fazë të ethshme për skuadrën e Partizanit, pasi të kuqtë synojnë të marrin dy prej lojtarëve kryesorë të Kukësit që aktualisht janë pa kontratë. Të kuqtë kanë rikthyer edhe një herë tjetër në vëmendje emrin e kapitenit të verilindorëve, Renato Malota, i cili është pëlqyer nga stafet teknike të kryeqytetasve të paktën gjatë dy sezoneve të fundit.

renato malota

Qendërmbrojtësi, i cili ka veshur edhe në të kaluarën fanellën e Partizanit, mësohet të jetë kontaktuar ditët e fundit nga këshilltari i presidentit Demi, Sulejman Starova, për ta bindur që të nënshkruajë një kontratë me ekipin e drejtuar nga italiani Sormani. Burime pranë kryeqytetasve bëjnë me dije se lojtari nuk ka refuzuar ofertën e bërë nga të kuqtë, por momentalisht as nuk e ka pranuar atë.

malota

Për të marrë shërbimet e Malotës, të kuqtë duhet të fitojnë garën me Kukësin ku edhe lojtari mbylli sezonin e shkuar. Kjo pasi presidenti Gjici është gati të shpenzojë shuma të mëdha për të mbajtur në skuadër lojtarët e rëndësishëm dhe Malota është një prej tyre. Por, nuk mohohet mundësia që lojtari të joshet nga projekti dhe objektivat që të kuqtë do të kenë sezonin e ardhshëm futbollistik. Aktualisht, qendërmbrojtësi shtatlartë është një lojtar i lirë, pasi me eliminimin e Kukësit nga Liga e Europës, i ka përfunduar kontrata.

mici malota

Mici

Një tjetër lojtar i Kukësit që kërkohet me ngulm nga drejtuesit e Partizanit është edhe mbrojtësi i krahut, Gledi Mici. Fieraku është gjithashtu pa kontratë, por për të gara bëhet edhe më e fortë. Kjo pasi Mici dëshirohet edhe nga kampionët e Skënderbeut, të cilët tashmë e kanë bërë ofertën e tyre. Por, avantazhi i Partizanit në këtë drejtim është ecuria e mirë në Europë si fakti që dëshira e lojtarit është të qëndrojë në kryeqytet. Gjithsesi për Micin nuk përjashtohet mundësia e rinovimit me Kukësin, pas uljes në stol e trajnerit Gjoka, i cili i ka dhënë i pari besim futbollistit te Kamza.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"