Te Kukësi janë të bindur, Cungu e Shameti njëzëri: Nesër arrijmë të kalojmë në turin tjetër!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 21:56

Te Kukësi janë të bindur, Cungu e Shameti njëzëri: Nesër arrijmë të kalojmë në turin tjetër!

Trajneri më i ri i Kukësit, Armando Cungu, në konferencën për shtyp para sfidës së kthimit me Valetën, duket optimist për të kaluar në turin tjetër të Champions League.

cungu

“Kemi pasur pak orë në dispozicion, por megjithatë është një ekip që unë e njoh, dhe kam besim për të arritur kalimin e turit. Duhet t’ia lëmë fushës të flasë. Kukësi është favorit pavarësisht ndeshjes së parë. Është e rëndësishme që ekipi nuk pësoi. Nesër kam bindjen të grupi që do ia arrijmë objektivit.”

Ndërkohë, kapiteni Ylli Shameti, deklaroi se ekipi duhet të korrigjojë gabimin që u bë në ndeshjen e parë.

“U surprizuam në ndeshjen e parë, jo për cilësitë e Valetës, por më shumë nga loja jonë, që nuk shkoi siç duhet. Tani e njohim më mirë kundërshtarin, dhe besoj se i kemi studiuar dhe e dimë si duhet të luajmë nesër për të kaluar në raundin tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"