“Të kthejmë Teutën aty ku e meriton”, heroi Vila: Shpresoj të shënoj sa vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 16:21

“Të kthejmë Teutën aty ku e meriton”, heroi Vila: Shpresoj të shënoj sa vjet

Sulmuesi i Teutës, Lorenco Vila u rikthye të bëjë protagonistin për Teutën duke shënuar dy herë në barazimin me Skënderbeun. 22-vjeçari është rikthyer nga një dëmtim që e la jashtë për 3 muaj, ndërsa në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, Vila u shpreh:

vila

‘’Jam i lumtur për golat, por tepër i mërzitur që lamë 3 pikët. Shpresoj mos të bëjmë më këto gabime dhe të kthehemi te fitoret.

Rikthimi: U dëmtova në momentin më të mirë, qëndrova 3 muaj pushim, tani jam kthyer në formë, të kthehemi te fitorja, aty ku Teuta meriton pasi nuk i kemi marrë pikët e duhura.

Kam katër ndeshje që kam filluar të luaj, shpresoj të arrij kuotën e golave që bëra vjet, por e rëndësishme është të kthejmë Teutën te rezultatet pozitive.

Sulmi: Gjorgiev dhe Koubemba janë afruar në merkaton e verës, shpresoj të përshtaten mirë dhe të arrijnë të shënojnë sa më shumë. Vjet kam luajtur djathtas se majtas ishte Bregu, por mirë ndihem në dyja krahët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"