“Të kërkojnë teste nga Turqia ose vendet e tjera, në të kundërt nuk do të vazhdojë kampionati”, trajneri kosovar i vendosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 11:03

“Të kërkojnë teste nga Turqia ose vendet e tjera, në të kundërt nuk do të vazhdojë kampionati”, trajneri kosovar i vendosur

Në Kosovë mendojnë 24 majin si data kur do të rinisë futbolli, me ndeshjet gjysmë finale të Kupës, që Federata ka parashikuar. Megjithatë ky mbetet vetëm një parashikim, pasi pa miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk do të ketë futboll.47287549_302185163732034_814997008220684288_n

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Shotani përmes një reagimi në “Facebook”, ka thënë se FFK-ja dhe MSH duhet të sigurojnë teste për futbollistët para se të jepet vendimi për fillimin e garave, ndryshe kampionati do të ishte me rrezik të nisë.

“FFK-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë duhet të kërkojë teste për lojtarë nga shteti mik i Turqisë apo ndonjë shtet tjetër i Evropës që sa më parë të testohen të gjithë lojtarët e Superligës dhe Ligës së Parë, para fillimit të kampionatit që ka mbetur pa përfunduar, në të kundërtën nuk do të mund të vazhdojë kampionati 2019/2020.”, shkruan Shotani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"