“Të kënaqur që luajmë në shtëpi”, trajneri i Kukësit reagon pas shortit: Slavia e Sofjes është një kundërshtar që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 16:22

“Të kënaqur që luajmë në shtëpi”, trajneri i Kukësit reagon pas shortit: Slavia e Sofjes është një kundërshtar që…

Sot në orën 13:00 u hodh shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Europës, ku nënkampionët e Shqipërisë, ka mësuar kundërshtarin. Verilindorët do të presin në “Air Albania” skuadrën e njohur bullgare, Slavian e Sofjes, ndeshje e cila do të zhvillohet më 27 gusht.
gega

Verilindorët do tentojnë me çdo kusht kalimin në raundin tjetër. Trajneri i Kukësit Skënder Gega, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet me rezerva për shortin dhe pse është optimist. Pozitive është që Kukësi do ta zhvillojë në shtëpi ndeshjen me bullgarët.

“Besoj se të gjitha ndeshjet janë të ndryshme dhe me karateristika të ndryshme. Nuk e kishim ne dorë shortin. Në letra shpesh herë vlerësimet për kundershtarët të genjejnë. Futbolli ka treguar se mund të jesh i vogël, por bën gjëra të mëdha. Nuk mendoj se do jetë një perballje e lehtë. Jemi të kënaqur që do luajmë në vendin tonë. Do punojmë deri atë ditë shumë që të jemi 100 përqind të gatshëm, pastaj fusha do të tregojë. Por, jam optimist”, u shpreh trajneri i Kukësit Skënder Gega.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"