Te Kastrioti nuk bezdisen nga firot, në Krujë kanë gati formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2019 | 12:38

Te Kastrioti nuk bezdisen nga firot, në Krujë kanë gati formacionin

Largimet kanë pasuar njëra-tjetrën në Krujë, e megjithatë Ramazan Ndreu nuk shqetësohet. Dhe me të drejtë, pasi e ka gati formacionin. Referuar lojtarëve që janë ende pjesë e Kastriotit dhe atyre që janë afruar deri më tani, del një 11-she e cila të ofron siguri.

kastrioti

E megjithatë, nuk është se ekipi do të mbetet me kaq. Merkatoja nuk është assesi e mbyllur, madje nga momenti në moment pritet që grupi të pasurohet me elementë cilësorë. Në rreshtimin që ka bërë “Panorama Sport” bie në sy numri jo i vogël i titullarëve që shkëlqyen sezonin e fundit në Kategorinë Superiore. Një pjesë e mirë e tyre u kanë qëndruar “besnik” krutanëve dhe kjo mbase edhe prej kontratës që ata kanë pasur. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri të lëvizë sërish, siç është rasti i Patrik Bardhit (ofertat ndaj të cilit nuk kanë munguar, por klubi pret më të mirën për ta shitur). Porta deri më tani mbetet e Pujës.

kastrioti

Paçka se Çekrezi nuk është larguar zyrtarisht, gjasat janë që kuadratit t’i shtohet Xhika i Partizanit. Në krahun e majtë të mbrojtjes Rami pritet që të zërë vendin e Ndrecës së larguar, ndërsa djathtas mbetet Husein. Në qendër me kapitenin Çela është gati Adolf Selmani, që mund të kompensojë mungesën e Bojomit (edhe ky ende nuk është larguar përfundimisht, pavarësisht kërkesës për marrjen e dokumentacionit). Largimin e Julian Shehut krutanët e kompensuan me Mehmetin. Në qendër të mesfushës, mbetet dyshja YmeriOkebuku. Ndërsa në dy krahët e saj, aktualisht janë Bardhi dhe Pepa, ndërsa “pykë” mbetet Taulant Marku.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"