Te Kastrioti kanë shpresa për elitën, klubi bllokon lejet e kalimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2019 | 16:17

Te Kastrioti kanë shpresa për elitën, klubi bllokon lejet e kalimit

Kastrioti ka mbyllur javën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri, ndërsa e shtuna dhe e diela është lënë pushim për lojtarët nga trajneri Nderu. Ditët e fundit stërvitja ishte zhvendosur në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, por përtej përgatitjeve, kuptohet që sy e veshë kanë qenë te lajmet mbi një skenar të mundshëm të rikthimit në Superiore.

kastrioti

Krutanët janë të bindur se nëse ndodh ndryshimi që pretendohet në kampionatin elitar, ata mund të përfitojnë për t’u kthyer në Superiore. Kjo është edhe arsyeja kryesore e bllokadës që klubi u ka bërë lojtarëve, duke ruajtur pjesën dërrmuese të grupit. Edhe lojtarëve si Edi Bojom dhe Amarildo Çekrezi, të cilët janë thuajse të larguar nga krutanët, nuk u është dhënë dokumentacioni përkatës.

Lejet e kalimit janë bllokuar pikërisht nga kjo situatë, sepse në rast se do të ngjiteshin direkt në Superiore, krutanëve do t’u duhej të bënin të tjera afrime ne merkato, jo si për Kategorinë e Parë, siç u mendua fillimisht. Megjithatë, kjo situatë pritet të marrë zgjidhje pas datës 31 korrik, kur FSHF-ja do të marrë një vendim mbi të ardhmen e Superiores.

B. Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"