Te Kastrioti bëjnë autokritikë pas humbjes me Flamurtarin, Ndreu: Ja çfarë na penalizoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 14:55

Te Kastrioti bëjnë autokritikë pas humbjes me Flamurtarin, Ndreu: Ja çfarë na penalizoi

Trajneri Ramazan Ndreu, në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport”, dha arsyet e eliminimit të Kastriotit, por pa e bërë dramë humbjen surprizuese.

kastrioti

“Nëse skuadra e nënvlerësoi pak, në të vërtetë fajtorë ishim ne si staf, pasi duke menduar që do ta kalojmë, zgjodhëm edhe fushën e ‘Redi Malokut’ për të luajtur. Në fakt, kjo fushë neve nuk na u përshtat, pasi është një fushë e vështirë, pasi duhet të ndërtosh për të fituar lojën dhe kjo na penalizoi dhe morëm këtë eliminim nga Kupa. Jo se ne do merrnim kupën, por na shërbente për moral, për vazhdimësi.

Megjithatë, këto janë gjëra që ndodhin në futboll, pasi në përgjithësi e patëm mirë lojën që nga fillimi, duke shënuar, por pas barazimit gjithçka u bë më e vështirë, ishim konfuzë, të rrëmbyeshëm dhe nuk arritëm të shkonim te porta e kundërshtarit me kombinacione ashtu siç duhet të shkohet, gjë e cila na penalizoi.

Elementi më i dëmshëm në futboll është nënvlerësimi, megjithatë duke ia faturuar gjithçka Kupës, ne do mundohemi të mobilizohemi për ndeshjen e radhës në kampionat në këto dy ditë që kanë mbetur”, tha Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"