Të karikuar pas fitores me Partizanin, zv/trajneri i Skënderbeut: Mjaft me luhatje! Të marrim 3 pikët me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 15:20

Të karikuar pas fitores me Partizanin, zv/trajneri i Skënderbeut: Mjaft me luhatje! Të marrim 3 pikët me Flamurtarin

Zv/trajneri i Skënderbeut Gentian Liçi kërkon nga skuadra korçare të bëjë detyrën kundër Flamurtarit për takimin e javës së 19-ë të kampionatit, e cila luhet ditën e nesërme në shtëpinë e Skënderbeut.

Skenderbeu-Partizani Bregu Taipi

Përpara mediave, ndihmësi i trajnerit të bardhekuqve Ilir Daja analizoi dhe fitoren e fundit kundër Partizanit, e cila tregoi potencialin e vërtetë të Skënderbeut. Liçi theksoi se tani është koha që korçarët të krijojnë vazhdimësi me rezultatet pozitive.

“Fitorja me Partizanin – Ishte një ndeshje e vështirë kundër kampionëve të sezonit të kaluar, një ekip i fortë. Ishte ndeshja e parë e këtij viti dhe e treguam veten duke marrë rezultat pozitiv. Kjo i jep moral ekipit për ndeshjet në vazhdim.

Analiza e ndeshjes kundër Partizanit – Ekipi ynë ndaj ekipeve të kreut të tabelës gjithmonë ka treguar vlera. Nuk ishte e thjeshtë fitorja dhe marrja e tre pikëve. Patëm problemet tona në administrim e takimit, por në fund u fitua ndeshja dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme.

Paqëndrueshmëria në rezultate – Kemi pasur luhatje dhe është folur shumë për këtë pjesë. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe pastaj të këqija. Kjo tregon se duhet të jemi shumë të përqëndruar te vazhdimësia, pavarësisht se kundër kujt luajmë. Janë shumë të rëndësishme tre pikët ndaj çdo skuadre. Këtë duhet të bëjmë nesër.

Ndeshja e nesërme me Flamurtarin – Kemi punuar gjatë kësaj kohe. Me ekipet e ashtuquajtura të dobëta kemi pasur probleme. Mendoj se nesër duhet të tregojmë fytyrën e vërtetë të Skënderbeut, pavarësisht se kundër kujt luajmë. Është shumë e rëndësishme të marrim tre pikët e radhës. Sigurisht futemi në fushë vetëm për tre pikët”, përfundoi deklaratën ndihmëstrajneri i Skënderbeut Gentian Liçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"