Te Kamza gjetën trajnerin, por skuadra mund të humbasë titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 16:15

Te Kamza gjetën trajnerin, por skuadra mund të humbasë titullarët

Kamza gjeti pasuesin e Ahmatajt, megjithatë ende nuk ka hedhur asnjë hap për rinovimet. Pjesës dërrmuese të organikës që mbylli sezonin e fundit i skadon marrëveshja, por deri më tani drejtuesit nuk kanë rikonfirmuar asnjë prej titullarëve që sollën shpëtimin. Kamzalinjtë rrezikojnë të humbasin shërbimet e Sebino Plakut, Erlis Frashërit dhe Hektor Idrizajt. I pari e ka “divorcin” gati të sigurt, pasi nuk kërkohet me insistim vetëm prej Kukësit, por ka një opsion të mirë dhe në Norvegji.

kamzaaa

Të dytit gjithashtu nuk i kanë munguar ofertat brenda vendit, por edhe nga Greqia, ndërsa i treti është vënë në “lupën” e disa ekipeve në elitës. Këta janë vetëm disa emra të futbollistëve që kanë bërë mirë, të cilët mund të ikin. Në këtë rrugë është edhe Taulant Kuqi. Megjithatë, fjala e fundit do të jepet në vazhdim. Qershori do të jetë më shumë se i “nxehtë” për drejtuesit, të cilët veç rinovimeve duhet që të fillojnë të mendojnë për blerjet. Merkatoja do të jetë e gjitha në duart e Pietro Vierkovud.

Italiani mund të quhet i konfirmuar, edhe pse firma mbi kontratë nuk është hedhur ende. Mendohet që ai do të rikthehet në Shqipëri në muajin korrik për të mbyllur edhe kontratën. Ai do të vijë bashkë me ndihmësit e tij dhe këtë pikë e ka diskutuar edhe me klubin, duke marrë OK-in.

Gjatë kësaj kohe do punohet për të “piketuar” afrimet e reja. Italiani preferon që të aplikojë skemën 4-4-2, ndaj edhe mbi bazën e këtij moduli, do të bëhen edhe blerjet për skuadrën e re. Nëse vjet luajtën për mbijetesë, drejtuesve u është shtuar oreksi. Ata pretendojnë të ndërtojnë një skuadër për të kapur një vend në zonën “Euro”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"