Te Juventusi po fillojnë të mendojnë për lëvizjet në verë, zbulohen 9 futbollistët që pritet të largohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:28

Te Juventusi po fillojnë të mendojnë për lëvizjet në verë, zbulohen 9 futbollistët që pritet të largohen

Ndonëse futbolli është pezulluar përkohësisht dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë, drejtuesit e klubeve kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do të bëjnë në merkaton e verës.FBL-ITA-SERIEA-JUVENTUS-INTER

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe drejtuesit e Juventusit, të cilët i kanë idetë e qarta për lëvizjet që do të bëjnë në ekipin e tyre. Përveç afrimeve, te “Zonja e Vjetër” po punohet edhe për largimet që do të bëhen nga skuadra.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, pritet të jenë plotë 9 futbollistë që do të largohen nga badhezinjtë.

Futbollistët që nuk janë në pëlqimin e Sarrit dhe pritet të largohen janë, Daniele Rugani, Matia De Shiljo, Aleks Sandro, Sami Khedira, Miralem Pjaniç, Bles Matuidi, Duglas Kosta, Federiko Bernardeski dhe Gonzalo Higuain.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"