Te Juventusi mendojnë për rinovimet, bardhezinjtë gati të blindojnë shtyllën e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 18:55

Te Juventusi mendojnë për rinovimet, bardhezinjtë gati të blindojnë shtyllën e ekipit

Meqë merkato është larg dhe shumica e lojtarëve janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre, te Juventusi kanë filluar të punojnë për rinovimet.shezni

Përtej lajmeve ku thuhet se bardhezinjtë po mendojnë për transferimin e portierit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma, tashmë dalin edhe lajme për rinovimin njërit nga portierët.

Bëhet për Vojceh Shezni i cili ka hyrë në sezonin e tretë me bardhezinjtë.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të kënaqur me paraqitjet e polakut dhe së shpejti pritet të rinovojnë kontratën.shezni

Thuhet se kontrata e re do të jetë deri në vitin 2024, dhe kontaktet me agjentin e futbollistit kanë nisur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"