Te Juventusi mendojnë për rinovimet, bardhezinjtë blindojnë lojtarin e preferuar të Sarrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 17:42

Te Juventusi mendojnë për rinovimet, bardhezinjtë blindojnë lojtarin e preferuar të Sarrit

Leonardo Bonuçi është një nga lojtarët më të mirë te Juventusi, ku u rikthye para një sezoni, pasi kaloi një vit te Milani.bonuci

Mbrojtësi italian është një nga të preferuarit e teknikut Sarri, i cili e ka përdorur atë më shumë se të tjerët, dhe nuk e ka zëvendësuar asnjëherë.

Italiani ka treguar një formë të shkëlqyer, teksa është bërë një mur në mbrojtjen e bardhezinjve.  Pikërisht për këtë formë të mirë të treguar, drejtuesit kanë menduar ta shpërblejnë atë.

“Zonja e Vjetër”, ka njoftuar rinovimin e kontratës me lojtarin deri në vitin 2024, teksa do të ketë edhe një rritje rroge, ku do të fitojë 7.5 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"