Të izoluar pa afat, futbollistët e Partizanit përgatiten të monitoruar nga stafi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 15:12

Të izoluar pa afat, futbollistët e Partizanit përgatiten të monitoruar nga stafi

Fillimi i javës i ka gjetur futbollistët e Partizanit të izoluar, kështu që në pamundësi për të zbritur në fushë ata po stërviten në mënyrë individuale në shtëpitë e tyre. Për mometin primare mbetet shëndeti, ndërsa në aspektin sportiv shqetësues shikohet izolimi pa afat.

Në këto kushte, lojtarët e Partizanit po përgatiten me një program të detajuar nga stafi teknik, njëkohësisht edhe të monitoruar “online”.

Të gjithëve u mungon përditshmëria, por plani sëtrvitor është i përditshëm dhe i pasqyruara edhe me video demonstruese për mbajten e gjendjes fizike në kushte konstatnte. Edhe pse nuk ka një parashikim se kur mund të kthehet normaliteti, lojtarët e Partizanit i vijojnë përgatitjet, kuptohet më ushtrime aerobike, force dhe rezistence në kushtet e shtëpisë.

Stafi teknik dhe ai mjekësor është në kontakt të përditshëm me futbollistët e kuq, ku interesohen së pari për gjendjen shëndetësore dhe më pas edhe për aspektin fizik.

Padyshim, më i fituari në aspektin sportive nga kjo ndërpreje e kampionatit, për shkak të epidemisë së Koronavirueist, është Lorenc Trashi që ka gjithë kohën e mjatueshme për t’u rikuperuar dhe për të qenë gati për stafin teknik për ndeshjen e radhës kur të rinisë aktiviteti. Për mometin, të gjithë lojtarët dhe pjesëtrarët e tjerë të klubit kampion gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore.

Ilir CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"